02
Dec

Ashtu si për çdo lojë krijuese, ka gjithmonë një dozë të mirë kurioziteti lidhur me lojëra të tilla. Kështu është edhe me bixhozin. Bixhozi ka një histori të pasur dhe interesante, aq sa ata që adhurojnë kuriozitetet, me siguri që do të adhurojnë edhe pasurimin e fakteve të kurioziteteve që kanë të bëjnë me bixhozin. Le t’i hedhim një shikim disa fakteve kurioze të bixhozit. A e dini se të gjithë Mbretërit apo Derrat e letrave të një lojtari, në të vërtetë përfaqësojnë njerëz të vërtetë? Kjo është e vërtetë; Derrat janë më shumë se Mbretër në një tufë letrash. Për shkak se letrat standarde janë krijuar në Francë gjatë shekullit të 15 dhe projektuesit e tyre përdorën figura historike për të përfaqësuar Derrat. Për shembull, Karli I është paraqitur si Derri Kup, ndërsa Jul Çezari është përfaqësuar nga Derri Karro. Gjithashtu, Aleksandri i Madh është përfaqësuar nga Derri Spathi, ndërsa Mbreti David i Biblës është përfaqësuar nga Derri Maç.

Në një shënim të ngjashëm, projektuesi i parë i letrave vendosi gjithashtu të përfaqësojë kultura të veçanta me një tufë  letrash. Kështu, kategori të ndryshme letrash, përfaqësojnë kultura të ndryshme që kishin ndikim të madh në botën para dhe gjatë shekullit të 15. Prandaj, kategoria maç, spathi, karro, dhe kup, paraqesin përkatësisht Lindjen e Mesme, Greqinë, Perandorinë Romake dhe Perandorinë e Shenjtë Romake.

20
Nov

Miresevini !

Author : 5katesh

Lojra Me Letra eshte nje faqe interneti dedikuar kryesisht lojrave me letra qe luhen ne Shqiperi. Te gjitha lojrat do te mund te luhen falas dhe per momentin kemi zhvilluar vetem variantin me nje lojtar te lojes me popullore 5 Katesh, dhe se shpejti do te sjellim edhe lojra te tjera sipas kerkesave.

Loja e 5 Kateshit eshte zhvilluar sipas regullave baze qe ne njihnim, se shpejti do i publikojme edhe te instruksionet per ata qe duan ta mesojne kete loje, por gjithashtu mirepresim edhe sugjerimet tuaja per ato regulla qe ne i dime gabim.

Gjithashtu mund te na shkruani per lojrat qe ju pelqejne me shume si dhe per cdo gabim qe do te hasni gjate lojes se 5 Katesh.

Klikoni ketu per te luajtur 5 Katesh.

>>> Fillo Lojen <<<

Faleminderit.